Mbi 34 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

albnews
By
1 Min Read

Në Kosovë aktualisht janë 34,208 raste aktive me COVID-19, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH).

Më së shumti raste aktive janë në Komunën e Prishtinës. Sipas të dhënave të MSH-së në kryeqytet janë 9 mijë e 655 raste aktive me COVID-19.

Ndërkohë që në Kosovë vazhdojnë të jenë në fuqi masat antiCOVID-19 të vendosura nga qeveria më 22 janar, masa këto të cilat erdhën pas rritjes së numrit të rasteve pozitive me koronavirus.

Vetëm në raportin e fundit, MSH-ja njoftoi për tre të vdekur dhe 1,593 raste të reja me COVID-19.

Share This Article