Mueller: Jemi këtu për të fituar finalen

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmuesi Thomas Mueller ka shkëlqyer në fitoren 8:2 të Bayernit ndaj Barcelonës. Mueller ka shënuar golin e parë dhe të katërt për kampionin gjerman.

“Është vështirë të shpjegohet. Ekipi ynë është në formë të jashtëzakonshme. Jam falënderues që jam shpallur lojtar i ndeshjes, por ne kemi 12 apo 15 lojtarë që e meritojnë këtë trofe. Ne punojmë me aq intensitet sa është e vështirë ta na mposht dikush”, ka thënë Mueller pas ndeshjes. Ai është shpallur lojtari më i mirë.

“Ne kishim shumë kënaqësi sonte. Nuk ka të bëjë me emrat e lojtarëve. Natyrisht Barcelona është e veçantë, kështu që ne është dashur të jemi edhe më agresivë dhe të kthehemi e të kthehemi. Nuk ka paraqitur problem kur lojtarët e Barcelonës kanë dribluar dhe kanë bërë presion. Kur ne kishim topin kemi bërë gjëra të mëdha në sulm. Ne kemi aq shumë talent në sulm”, ka theksuar Mueller.

Ai ka thënë se lojtarët e Bayernit duhet të jenë të qetë dhe të rigjenerojnë energjitë. Ka thënë se lojtarët e Bayernit fillimisht nesër në mëngjes do të përgjigjen në mesazhet e shumta në telefon.

“Më pas duhet të fokusohemi në ndeshjen e ardhshme. Ne jemi këtu për të fituar finalen”, ka thënë Mueller.

Share This Article