Muller thumbon Barcelonën

albnews
By
1 Min Read

Bayern Munich është kthyer në bishën e zezë të Barcelonës, falë edhe paraqitjeve të një lojtari që duket se lartësohet në ndeshjet ndaj katalanasve.

Thomas Muller theu ngërçin në ndeshjen e së mërkurës në Allianz Arena, duke shënuar golin e tij të 8 në 7 ndeshje kundër Barcelonës.

Mesfushori gjerman kishte shënuar edhe në ndeshjen e parë dhe gjashtëmbëdhjetë muaj më parë ai ishte më i miri në fushë (me dy golësh) në rezultatin e bujshëm 8-2 në Lisbonë, raporton TuttoMercatoWeb.

Muller, megjithatë thumboi kundërshtarët e tij,me nje postim në Twitter.

“Më pëlqen të luaj kundër Barçës”, ka shkruar ai, duke postuar disa foto nga ndeshjet e fundit mes Bayernit dhe Barcelonës.

Megjithatë ai më pas e ka fshirë mesazhin.

Share This Article