Mungon mishi i pulës. Rrjeti i “fast food” mbyll 45 restorante në Britani

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nuk ka punëtorë dhe në vijimësi për këtë arsye nuk ka mundësi për të gjetur mish pule. Kështu, në Mbretërinë e Bashkuar, “Nando’s” – zinxhiri i famshëm i ushqimit të shpejtë të Afrikës së Jugut, i specializuar në pulën karakteristike të pjekur në skarë – ka mbyllur të paktën përkohësisht shumë restorante. Rreth 45 të tilla në fakt kanë ulur qepenët e tyre në Angli, Skoci dhe Uells.

Kështu “Nando’s” bëhet e fundit në një seri kompanish britanike që kanë parë zinxhirin e tyre të furnizimit të testuar rëndë nga mungesa e punëtorëve.

Zëdhënësi, tha se pengesa kryesore ka qenë te shpërndarësit e pulave në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët kanë paralajmëruar javët e fundit se Brexit dhe pandemia e koronavirusit kanë krijuar një “stuhi të përsosur” që po kufizon efektivisht prodhimin.

“Industria ushqimore në Mbretërinë e Bashkuar, ka përjetuar ndërprerje në zinxhirin e saj të furnizimit javët e fundit për shkak të mungesës së stafit dhe disa nga restorantet tona janë prekur”, – tha “Nando’s” në një deklaratë.

Shumë prodhues dhe restorante në Mbretërinë e Bashkuar, u përpoqën të rekrutonin punëtorë gjatë pandemisë, duke vënë në një provë të vështirë, zinxhirët e furnizimit të ngurtësuara nga dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian (muajin e kaluar Sky News raportoi se Britania e Madhe ishte minus me rreth 100 mijë shoferë kamionësh).

Muajt ​​e fundit, mungesa e punëtorëve është përkeqësuar nga rregulloret në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat kërkojnë që njerëzit të izolohen nëse bien në kontakt me dikë që është infektuar me koronavirus, duke shkaktuar atë që është quajtur “ping-demia”: gjurmimi i infektimit në Mbretërinë e Bashkuar, ka rezultuar i falsifikuar për shkak të një gabimi të sistemit, për të cilin aplikacioni përgjegjës për dërgimin e sinjalizimeve të izolimit për ata që kanë pasur kontakt me një pozitiv, do të dërgonte njoftime edhe gabimisht. Numri në rritje i “ping”-eve të gabuara ka lejuar vijimin e “pingdemisë”.

Gjithçka për shkak të pandemisë dhe të Brexit. Nëse nga njëra anë, mbyllja e një restoranti “fast food” mund të japë shpresë për një rikthim në lokale, në një kuzhinë jo të globalizuar dhe me lamtumirën e prodhimeve bujqësore, nga ana tjetër, çështja bëhet domosdoshmërisht shumë më e gjerë nëse mendohet për qindra punonjës që meritojnë të drejtat e tyre dhe që në këtë moment kanë mbetur pa punë.

Share This Article