Grupi ambientalist Extinction Rebellion filloi protestë dyjavore në Londër

albnews
By
1 Min Read

Extinction Rebellion sërish do të jetën në rrugët e Londrës “për të synuar shkaqet e krizës klimatike dhe ekologjike”

Grupi ambientalist Extinction Rebellion ka filluar një protestë dyjavore në kryeqytetin e Anglisë, Londër.

Në njoftimin e bërë nga grupi, thuhet se Extinction Rebellion sërish do të jetën në rrugët e Londrës “për të synuar shkaqet e krizës klimatike dhe ekologjike”.

Anëtarët e grupit njoftuan se protesta do të vazhdojë përderisa qeveria nuk ndalon të gjitha investimet e reja të karburantit fosil, ndërsa në orët e mëngjesit duke u mbledhur në sheshin Trafalgar në Londër marshuan drejt kryeministrisë dhe parlamentit.

Në njoftimin e bërë nga Policia thuhet se protestat priten të zgjasin deri më 4 shtator, kurse gjatë kësaj periudhe, mund të ndodhin ndërprerje në qytet.

Në protestat e kaluara të grupit në vitet e kaluara qindra persona ishin arrestuar.

Share This Article