Murrizi-kreut të SPAK: Trembesh nga e kaluara jote, ke qenë hetues

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në seancën e sotme plenare deputeti Myslim Murrizi gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit  ka sulmuar kreun e SPAK, Arben Krajën, duke thënë se ka qenë hetues dhe trembet nga e kaluara e tij.

Më tej ai tha se në 1 vit e gjysmë në krye të SPAK nuk sheh asnjë të akuzuar në bankën e të akuzarve që fiton miliarda nga taksat publike.

“Kur shikoj drejtuesin e SPAK që intimidohet nga e kaluara e tij, nga një pyetje e drejtpërdrejtë për të qartësuar veten dhe opinionin publik,  i bën bisht, një person që i trembet të kaluarës së tij nuk besoj se është i denjë për drejtësinë e së ardhmes. E kam shkruar se kam qenë hetues thotë ai, unë e pyeta a ka qenë deputet, ke qenë ke qenë, nja 6-7 me ato që ka këtu, dhe ca të tjerë që do të jenë në shtator. Ke qenë hetues. Nuk blihet e kaluara. E belni dot. Ça është ky kompleks? E pres unë që ky të hetojë funksionarë të shtetit të lartë shqiptar?! Trembesh nga e kaluara jote! Kanë sekuestruar thotë live 32 pasuri të Ylli Ndroqit. Drejtuesi i SPAK intimidohet nga e kaluara e tij. Çfarë halli kanë që e kanë kaq kompleks këtë punë. Na hapët barkun, po s’ka qenë spiun nuk bën për drejtësinë e sotme. 1 vit e gjysmë në krye të SPAK zotëria nuk shoh asnjë të akuzuar në bankën e të akuzarve që fiton miliarda nga taksat publike.’- tha Murrizi.

Murrizi nuk la pa ironizuar edhe fitoren e kreut të PD-së për të cilin tha: “Basha ishte rrotë më rrotë me rivalin e tij, me ndihmën dhe të këtij këtu dhe pret nga dreka që të shpallet fitues. Çdo katër vjet humb dy herë me ju dhe fiton një herë me ato”.

Share This Article