Musk prishet me Trump, kritikon ashpër projektligjin për buxhetin: I neveritshëm

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Thellohet krisja mes Donald Trump dhe Elon Musk.

Ky i fundit kritikoi ashpër projektligjin për shpenzimet dhe taksat të presidentit republikan duke e përshkruar atë si të neveritshëm. Buxheti, që përfshin shkurtime multi triliona dollarëshe dhe më shumë shpenzime në mbrojtje, duke lejuar qeverinë amerikane të marrëborxh më shumë para u miratua nga dhoma e përfaqësuesve muajin e kaluar.

“Turp për ata që e votuan” tha Musk në një postim në rrjetin social X. Sipas tij, projektligji do të rrisë masivisht defiçitin buxhetor në 2.5 trilion, dhe do të rëndojë mbi supet e taksapaguesve amerikanë.  Ndërkohë Trump dhe administrata e tij, i janë referuar, atij si ‘një projektligji i madh dhe i bukur’.

E pyetur lidhur me komentet e Musk, zëdhënësja e shtëpisë së bardhë Karoline Leavitt tha se presidenti e di qëndrimin e Musk, por se projektligji vijonte të mbetej i madh dhe i bukur, dhe se Trump nuk do të tërhiqej prej tij. 

Miliarderi i teknologjisë u tërhoq papritur nga administrata javën e kaluar, pas 129 ditësh punë për të reduktuar kostot e administratës së bashku me ekipin e tijtë njohur si Doge. Komentet shënojnë të parën përplasje publike me Trump që prej largimit nga qeveria, pasi më herët ishte treguar më i butë duke e cilësuar planin si zhgënjyes.

Deklaratat e Musk, reflektojnë po ashtu tensione më të gjera mes republikanëve lidhur me planin i cili përballet me kundërshti të fortë nga eksponentë të ndryshëm të partisë.

Share This Article