Mustafa: S’do të bëjmë koalicion parazgjedhor me asnjë parti

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se partia e tij nuk do të shkojë në kolaicion parazgjedhor me asnjë parti.

Megjithatë, Mustafa la hapur mundësinë që të garojë bashkë me ndonjë parti të vogël, shkruan Express.

“Akoma nuk kemi vendosur në strukturat e LDK-së, se së shpejti do të organizojmë një mbledhje të kryesisë. Unë mendoj se do të garojmë vet. Mbesim të hapur për ndonjë subjekt të vogël. Por, koalicione parazgjedhore nuk do të bëjmë me asnjë subjekt politik”, ka thënë Mustafa në RTK.

Tutje, ai tha Vetëvendosje po ia bën qejfin vetes me sondazhe.

Ndërsa për vendimin e Gjykatës Kushtetuese tha se ajo mori rol që nuk i takon në momentin kur shpalli zgjedhjet.

“Ishte i papritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Ajo mori rol që nuk e ka, sepse shpalli zgjedhjet. Këtë nuk e bën ajo. Megjithatë ne kemi vendosur ta respektojmë këtë vendim”, tha Mustafa.

Share This Article