Muxhahedinët, SPAK nisi procedim në vitin 2022, qëllime terroriste e dhënie sekretesh

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kontrolli i policisë në ambientet e kampit Ashraf 3 është vijim i  hetimit të nisur që një vit më parë nga Prokuroria e Posaçme.

I nisur si procedim me akuzat e dhënies së informatave sekrete ato të vënies në shërbim shteteve dhe shërbimeve të huaja dhe veprimeve për qëllime terroriste vijoi dhe me ndërhyrjen në kampin Ashraf 3.

Në korrik të një viti më parë e njëjta prokurori ushtroi kontrolle në 4 zyra 8 apartamente me qira ku 20 iranianë të dyshuar për këto vepra jetonin apo dhe ushtronin aktivitetin e tyre.

Kontrollet u shtrinë dhe në qytete të tjera si Laç dhe Lezhë ndërsa në pyetje u morën 5 persona si ish-pjesëtarë të MEK.

Ata u mbajtën për dy muaj në qendrën e mbyllur të Karrecit dhe vetëm pas kësaj periudhe dhe marrjes në pyetje u lanë të lirë.

Njeri prej te ndaluarve Hassan Heyrani në një video mesazh të shpërndarë nga qendra fliste se u largua nga Muxhahedinët pasi kuptoi se ata gënjenin.

Por një tjetër i ndaluar me Heyrranin ishte dhe Ehsan Bidi. Që prej vitit 2020 ai ishte shpallur si person i padëshiruar ne vendin tone por asnjë shtet nuk e pranonte kur pak kohë më vonë u kap në kufirin me Greqinë.

Shumica e personave për të cilët prokuroria kishte nisur hetime ishin larguar nga kampi e krahas dyshimeve se mund të ishin rekrutuar nga regjimi Iranian për të punuar kundër Muxhahedinëve ata mund të kenë dhënë informata lidhur me vetë kampin.

Mbledhja e dëshmive, provave shkresore apo dhe materialeve digjitale ka çuar SPAK-un në dyert e gjykatës për të kërkuar kontroll të imtësishëm të ambienteve të Ashraf 3.

Akuzat e ngritura në procedimin e SPAK por që ende nuk kanë çuar askënd në pranga që prej vitit 2022 të lënë të kuptosh se veprat për qëllime terroriste, krahas asaj që thuhet publikisht si aktivitet politik, mund të kryhen dhe nga brenda Ashraf 3 ndërsa deri më tani për kundërshtim të punonjësve të policisë janë proceduar 6 pjesëtarë të kampit.

Share This Article