Napoli do ta kujtojë Diego Armando Maradonan me fanellë të veçantë, të cilët futbollistët do ta mbajnë të veshur gjatë tri ndeshjeve të nëntorit, kundër Veronës, Interit dhe Lazios.
Diego Armando Maradona u nda nga jeta më 25 nëntor të vitit të kaluar, lajm ky që e shokoi botën e futbollit.
Një vit më vonë, fanella e napolitanëve do të jetë e veçantë dhe është bërë e ditur nga vetë klubi në faqen zyrtare.
Kjo fanellë karakterizohet me fotografinë e Maradonës, duke rikonfirmuar edhe një herë rëndësinë që e ka pasur ky futbollist për Napolin në të kaluarën, por edhe për gjeneratat e reja.