Napoli humb në shtëpi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Napoli ka kaluar në epërsi që në minutën e parë, por megjithatë ka mbetur pa pika nga ndeshja me Spartakun e Moskës. Skuadra e madhe italiane të enjten mbrëma u mposht nga Spartak Moska me shifrat 3:2, në kuadër të Ligës së Evropës.

Elif Elmas shënoi në minutën e parë për Napolin, skuadër që mbeti me një lojtar më pak në fushë në minutën e 29-të. Mario Rui u përjashtua me karton të kuq. Shifrat në 1:1 u barazuan në minutën e 55-të. Realizo Quincy Promes.

Mikhail Ignatov shënoi për 2:1 në minutën e 80-të, ndërsa vetëm dy minuta më vonë edhe Spartaku mbeti me një lojtar më pak në fushë. Pas kartonit të dytë të verdhë u përjashtua Maximiliano Caufriez. Për 3:1 në të mirë të Spartakut rus shënoi Promes në minutën e 90-të. Fare në fund (94’) realizoi Victor Osimhen i Napolit për rezultatin final, 3:2 në të mirë të Spartakut. Amir Rrahmani qëndroi në stol te Napoli, pas aktivizimit në disa ndeshje rresht.

Napoli është i dyti në grupin C me një pikë.

Share This Article