Napoli mposht Milanin në “San Siro” dhe kryeson renditjen e Serie A

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas triumfit ndaj Liverpulit dhe Rangers në Champions League, Napoli merr një fitore tejet të rëndësishme në “San Siro”, duke mundur Milnin me rezultatin 1-2.

Pas një pjese të parë të ekuilibruar ku Milani pati rastet më të mira, ekuilibri u thye në pjesën e dytë (55’)  nga një aksion të gjeorgjianit Kvaratskhelia, surpriza  e këtij sezoni, i cili morri një penallti të realizuar nga Matteo Politano.

Reagimi i ekipit kampion i Italisë nuk mungoi, duke u konkretizuar në minutën 69  me një gol të francezit Giroud, që shënon golin e katërt në sezon.

Por pikërisht kur rrjedha e lojës po drejtohej nga kuqezinjtë, një harkim i bukur i Mario Rui gjen Simeonen të gatshëm për ta devijuar topin me kokë. Milan pati disa raste por ishte e pamundur ta çonte topin në rrjetë.

Napoli me këtë fitore shkon në kuotën e 17 pikëve, duke marre vendin e parë në renditje, bashkë me Atalantën që mundi në “Olimpico” Romën.

Share This Article