NATO dënon sulmet ruse, Stoltenberg: Me Ukrainën, për aq kohë sa do të duhet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

NATO dënon më forcë sulmet e tmerrshme të Rusisë në Ukrainë. Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e jashtëm, Dmytro Kuleba, lidhur me shënjestrimin e civilëve nga forcat e Putinit dhe i ofroi mbështetje Kievit për aq kohë sa do të jetë e nevojshme.

“NATO do të vazhdojë të mbështesë njerëzit e guximshëm të Ukrainës në luftën kundër agresionit të Kremlinit për aq kohë sa do të jetë e nevojshme”, tha Stoltenberg.

Edhe Bashkimi Europian dënoi fuqishëm bombardimet e ushtrisë ruse mbi civilët në Ukrainë, duke i konsideruar ato “një krim lufte” dhe diçka tepër barbare dhe frikacake. Si kundërpërgjigje, blloku me 27 vende anëtare po shqyrton sanksione të reja ndaj Moskës, përfshirë kufizimin e ndjeshëm në tregti.

Gjithashtu, BE premton ndihma të reja ushtarake për Ukrainën. Mes atyre që dënuan aktet barbare të Rusisë dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Moldavia, që ndan një kufi me Ukrainën, denoncoi Rusinë duke konfirmuar se raketa të ndryshme shkelën hapësirën e saj ajrore. Edhe Kina ka reaguar për breshërinë e sulmeve raketore të Rusisë, duke theksuar se shpreson në uljen e shpejtë të tensioneve.

Share This Article