Shqiperi/ Emergjenca energjetike, qeveria shtyn me 6 muaj afatin

albnews
By
1 Min Read

Qeveria ka vendosur të shtyjë deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm gjendjen e emergjencës energjetike në vend.

Emergjenca energjetike u shpall për herë të parë nga kryeministri Edi Rama në tetor të vitit të kaluar, ndërkohë që tashmë u vendos të shtyhet me 6 muaj afati.

Pak kohë më parë, qeveria vendosi të rriste çmimin e energjisë me 4 fish për abonentët që konsumonin mbi 800 kilovatë, vendim ky që u anulua nga kryeministri Rama një ditë para se të hynte në fuqi me motivacionin se qytetarët kanë kursyer, ndërkohë që është përmirësuar dhe situata hidrike në basene.

Ndërkohë Enti Rregullator i Energjisë miratoi rritjen e çmimit të propozuar nga qeveria, por pas deklaratës së Ramës, vendosi gjithashtu që ta shtyjë me një muaj afatin.

Share This Article