NATO raporton për herë të parë shifra mbi humbjet e Rusisë në Ukrainë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për herë të parë që nga nisja e konfliktit në Ukrainë, NATO ka raportuar shifrën e humbjeve në radhët e ushtrisë ruse. Sipas përllogaritjeve, 7 000 deri në 15 000 ushtarë rusë janë vrarë në katër javë të luftës në Ukrainë, ku rezistenca e ashpër e vendasve i ka bërë të pamundur Moskës fitoren e rrufeshme që ajo kërkonte.

Për krahasim, Rusia humbi rreth 15 000 trupa gjatë 10 viteve në Afganistan.

Një zyrtar i lartë ushtarak i NATO-s tha se vlerësimi i aleancës bazohej në informacionin e autoriteteve ukrainase, atë që Rusia ka publikuar – qëllimisht ose jo – dhe informacionin e mbledhur nga shërbimet e inteligjencës dhe nga burime të hapura.

Ukraina ka qenë e kursyer në dhënien e informacionit në lidhje me humbjet e saj dhe Perëndimi nuk ka dhënë një vlerësim, megjithatë Presidenti Volodymyr Zelensky tha gati dy javë më parë se rreth 1 300 ushtarakë ukrainas ishin vrarë.

Ukraina pretendon se ka vrarë gjashtë gjeneralë rusë. Ndërkohë, Rusia pranon vetëm një gjeneral të vdekur.

Qeveria e SHBA-së ka refuzuar të japë shifra të humbjeve në të dy kampet, duke thënë se ka pikëpyetje mbi besueshmërinë e informacionit.

Kur Rusia nisi ofensivën më të madhe ushtarake në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore, rënia e shpejtë e qeverisë së Ukrainës dukej e mundshme. Por katër javë më pas, rezistenca ukrainase vijon ende, ndërsa përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e konfliktit kanë bërë progres minimal.

Share This Article