Penrose, Genzel dhe Ghez fitojnë çmimin Nobel në Fizikë

albnews
By
1 Min Read

Zbulimet rreth një prej fenomeneve më ekzotike në univers, vrimës së zezë, fituan çmimin Nobel të këtij viti në Fizikë për një treshe shkencëtarësh, njoftoi sot Akademi Mbretërore Suedeze e Shkencave.

Roger Penrose, i lindur në Britani do të marrë gjysmën e çmimit 10 milion korona (1,1 milion dollarë) për zbulimin se ”formimi i vrimave të zeza është një parashikim i fuqishëm i teorisë së përgjithshme të relativitetit”, parimi i bërë i famshëm nga Albert Ajnshtajni.

Gjysma tjetër do të shkojë për Reinhard Genzel, i lindur në Gjermani dhe shtetasin amerikan Andrea Ghez, gruaja e katërt që fiton çmimin, për “zbulimin e një objekti kompakt supermasiv në qendër të galaktikës sonë”.

“Zbulimet e laureatëve të këtij viti kanë hapur një terren të ri në studimin e objekteve kompakte dhe supermasive”, lexohet në një deklaratë nga akademia.

Share This Article