Navalny del nga koma, u përgjigjet stimujve verbalë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Paramedics load a stretcher into an ambulance that allegedly transported Russian opposition leader Alexei Navalny at Charite Mitte Hospital Complex where he will receive medical treatment in Berlin, Germany August 22, 2020. REUTERS/Christian Mang

Disidenti rus Alexei Navalny ka dalë nga koma dhe po shkëputet nga ventilimi mekanik, njoftoi sot spitali “Charite” i Berlinit, ku ai po trajtohet.

“Gjendja e tij është përmirësuar. Navalny u përgjigjet stimujve verbalë”, tha spitali në një deklaratë.

“Mbetet shumë herët për të vlerësuar efektet e mundshme afatgjata të helmimit të tij të rëndë”,vazhdohet në deklaratë.

Navalny, një nga kritikët më të shquar të presidentit rus, Vladimir Putin, u transportua në Gjermani në një gjendje kome më 22 gusht, dy ditë pasi u sëmur gjatë një fluturimi brenda Rusisë.

Share This Article