Kreu i qeverisë Edi Rama nuk ka hequr dorë nga paketa ‘antishpifje’, pavarësisht se ligji është debatuar dhe kritikuar gjerë, përfshi dhe nga ndërkombëtarët.
Në fjalën e tij në parlament, Rama deklaroi se qeveria do të punojë për të përmirësuar ligjin dhe do ta kalojë këtë të fundit një orë e më parë, pasi sipas tij shpifjet në median online po bëjnë përdinë.
“Sa i përket ligjit që unë e quaj anti-shpifje duhet adresuar ligjërisht kur vjen puna puna tek mediat online. Fatmirësisht kemi nje raport ndihmues nga komisioni i Venecias dhe mbi ate raport duhet të punojmë bashkarisht që të dalim në konkluzionin e duhur dhe ta kalojmë atë ligj këtu në parlament një orë e më parë ndërkohë sepse shpifja po bën kërdinë për ditë, për ditë dhe për natë për natë për natë”, tha Rama.