Navalny ecën vetë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aleksei Navalny, opozitari më i njohur rus, që po trajtohet në spitalin Charite në Berlin është parë në shkallët e spitalit duke ecur vetë.

44-vjeçari, i cili u helmua me një helm ushtarak të tipit Novitçok në Novosibirsk, falënderoi në Instagram “mjekët brilantë“ të klinikës.

“Ata më bënë nga një njeri teknikisht në jetë, në dikë që ka shanse të jetë sërish një formë jete në shoqërinë moderne“, shkroi ai.

“Tani jam një burrë, të cilit i dridhen këmbët, kur zbret shkallët”, shtoi tutje.

Ekipi i tij, ditë më parë tha se gjurmët e agjentit nervor, me të cilin supozohet të jetë helmuar politikani rus, janë gjetur në një shishe në dhomën e hotelit ku ka qëndruar ai para se të sëmurej.

Share This Article