Navalny: Mirënjohës për vizitën e Merkelit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kancelarja gjermane Angela Merkel vizitoi disidentin rus Alexei Navalny, i cili është duke u shëruar në një spital të Berlinit pas helmimit me një agjent nervor në Rusi.

“I jam shumë mirënjohës kancelares Merkel për vizitën që më bëri në spital”, tha Navalny në një deklaratë në Twitter.

“Ishte një takim pozitiv, më shumë si një takim privat dhe bisedë me familjen time’’, theksoi Navalny.

Laboratorët gjermanë, suedezë dhe francezë konstatuan se ai ishte helmuar me agjentin nervor Novichok. Ai ishte sëmurur gjatë një udhëtimi në një fshat në Siberi.

Novichok u përdor gjithashtu në helmimin gati fatal të ish-agjentit të dyfishtë rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Julia në qytetin jugor anglez të Salisbury dy vjet më parë.

Share This Article