NBC: SHBA-ja do t’i dërgojë në Kosovë refugjatët afganë që dyshohen për lidhje me talebanët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rreth 100 afganë që janë evakuuar në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë nxitur shqetësim se mund të kenë lidhje me talebanët apo grupe terroristësh, kanë thënë burime të “NBC News” brenda sistemit të evakuimit.

Verifikimi i të paktën dy nga këta afganët ka nxjerrë informata të mjaftueshme për të ngritur shqetësim, sa që SHBA-ja po planifikon t’i dërgojë në Kosovë për rishikim të mëtejmë, dhe se çfarëdo refugjati tjetër që nxit shqetësime të tilla do të dërgohet po ashtu në Kosovë, sipas këtyre burimeve.

Burimet kanë thënë se vetëm pse një person ka nxitur shqetësime gjatë verifikimit të tij nuk do të thotë se është terrorist apo se paraqet kërcënim.

Nga më shumë se 30 mijë të evakuuarit nga Afganistani në SHBA, rreth 10 mijë i janë futur verifikimit deri të premten, dhe se nga ta rreth 10 kanë dalë të dyshimtë për lidhje me grupe terroristësh.

Zyrtarisht SHBA-ja ka refuzuar të komentojë këto raportime.

Deri tash në Kosovë janë pranuar rreth 500 refugjatë nga Afganistani.

Share This Article