ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Trump ka gjithmonë të drejtë”- Rama batuta nga Londra: Jam më i gjati ndër liderët, por s’më takon të flas për çështje të tilla globale 46 minutes ago
JD Vance: Asnjë ushtar amerikan nuk do të prekë tokën e Gazës! 1 hour ago
Atentati ndaj gazetarit italian, “La Repubblica”: Artur Shehu në qendër të hetimeve të antimafias 2 hours ago
Rama bën të fortin në Londër: Politikanët britanikë ta mbyllin atë dreq goje për shqiptarët 2 hours ago
Komentet e Britanisë për emigrantët, Rama: Kërkon të gjejë “kokë turku” për vendimin fatal të Brexit 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Ndalimi i avokatit Ulian Barjami, Gjykata e Elbasanit: Nuk u krye në ambientet e gjykatës dhe nuk lidhet me vendimmarrje gjyqësore

albnews by albnews
21 October, 2025
in Albania
0
Ndalimi i avokatit Ulian Barjami, Gjykata e Elbasanit: Nuk u krye në ambientet e gjykatës dhe nuk lidhet me vendimmarrje gjyqësore
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gjykata e Elbasan ka reaguar lidhur me ndalimin e avokatit Ulian Barjami, ku shpreh keqardhje për shqetësimin e krijuar dhe thekson se ndalimi i avokatit nuk është kryer në mjediset e gjykatës dhe nuk lidhet me asnjë vendimmarrje gjyqësore.

Sipas saj, Prokuroria e ka vlerësuar ndalimin si të paligjshëm, ndërsa gjykatës nuk i është paraqitur asnjë kërkesë për shqyrtim mbi këtë ngjarje.

RelatedPosts

“Trump ka gjithmonë të drejtë”- Rama batuta nga Londra: Jam më i gjati ndër liderët, por s’më takon të flas për çështje të tilla globale

Atentati ndaj gazetarit italian, “La Repubblica”: Artur Shehu në qendër të hetimeve të antimafias

Rama bën të fortin në Londër: Politikanët britanikë ta mbyllin atë dreq goje për shqiptarët

“Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan shpreh keqardhje për shqetësimin e krijuar në opinionin publik dhe në komunitetin e avokatisë, lidhur me ndalimin e avokatit Ulian Barjami, të kryer më datë 18.10.2025. Gjykata vlerëson rolin e pazëvendësueshëm të avokatit në procesin gjyqësor dhe është e angazhuar për të ruajtur marrëdhënie bashkëpunimi dhe respekti reciprok ndërmjet të gjithë aktorëve të drejtësisë. Gjykata sqaron se ndalimi i avokatit nuk është kryer në mjediset e saj dhe nuk lidhet me ndonjë vendimmarrje gjyqësore. Prokuroria e ka vlerësuar këtë ndalim si të paligjshëm dhe gjykatës nuk i është paraqitur asnjë kërkesë për shqyrtim mbi këtë ngjarje”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Në njoftim, gjykata dënon çdo formë ndërhyrjeje, presioni apo intimidimi ndaj aktorëve të drejtësisë dhe nënvizon rolin e pazëvendësueshëm të avokatëve si partnerë të sistemit dhe mbrojtës të të drejtave të qytetarëve.

Gjykata e Elbasanit garanton se çdo çështje do të trajtohet me paanësi dhe në përputhje me ligjin.

“Në përputhje me standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), përfshirë çështjen Nikula kundër Finlandës, gjykata nënvizon se respekti ndaj lirisë së shprehjes së avokatit gjatë ushtrimit të funksioneve të tij është një element thelbësor i procesit të drejtë gjyqësor. Këto standarde janë udhërrëfyes për gjykatat shqiptare në ruajtjen e balancës midis autoritetit të gjykatës dhe të drejtës së mbrojtjes. Gjykata garanton se çdo çështje, që paraqitet për shqyrtim do të vijojë të trajtohet me paanësi dhe në përputhje me ligjin; nxit komunikimin e matur dhe profesional të të gjithë pjesëmarrësve në proces; dhe fton median të informojë publikun me saktësi mbi zhvillimet procedurale, duke respektuar kufizimet ligjore për seancat me dyer të mbyllura dhe mbrojtjen e të miturve”, thuhet në reagimin zyrtar të gjykatës.

Gjykata sqaron se më 17 tetor është zhvilluar seanca për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestimit në flagrancë për 14 persona, mes tyre një i mitur, ku avokati Barjami ishte mbrojtës i njërit prej të ndaluarve. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati mbi gjashtë orë, ndërsa procesverbali audio-video iu vu në dispozicion organit procedues me kërkesë zyrtare.

“Më datë 17.10.2025, u zhvillua seanca për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masave të sigurimit për 14 persona, ndër ta një i mitur. Avokati Ulian Barjami ishte i pranishëm si mbrojtës i të ndaluarit M. S. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati mbi gjashtë orë; procesverbali audio-video i’u vu në dispozicion organit procedues pas kërkesës me shkrim të paraqitur nga ana e tyre. Duke qenë se seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, gjykata nënvizon rëndësinë e informimit të kujdesshëm dhe korrekt për ruajtjen e privatësisë së të miturve dhe të drejtave të palëve. Theksojmë se publikimi i pjesshëm i një regjistrimi të gjatë nuk pasqyron domosdoshmërisht tërësinë e debatit procedural mes palëve. Gjykata dënon parimisht çdo formë ndërhyrjeje, presioni apo intimidimi ndaj aktorëve të drejtësisë — gjyqtarë, prokurorë, avokatë dhe çdo subjekt tjetër procedural — dhe rithekson se avokatët janë partnerë të drejtësisë dhe mbrojtës të domosdoshëm të të drejtave të qytetarëve”, thotë gjykata.

Avokati Ulian Barjami u ndalua tri ditë më parë pas një debati të ashpër me prokurorin Gjergj Ceka gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit. Barjami u lirua nga qelia me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit, dy ditë pas ndalimit.

Për rastin,Dhoma dhe Avokatisë nisi bojkotimin e të gjitha proceseve penale në vend, përfshirë hetimet dhe gjykimet në të gjitha shkallët, si dhe proceset në Gjykatën Kushtetuese, për periudhën nga 20 tetor deri më 25 tetor 2025.

Edhe Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimet për procedurat e ndalimit të avokatit Ulian Barjami.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Trump ka gjithmonë të drejtë”- Rama batuta nga Londra: Jam më i gjati ndër liderët, por s’më takon të flas për çështje të tilla globale

“Trump ka gjithmonë të drejtë”- Rama batuta nga Londra: Jam më i gjati ndër liderët, por s’më takon të flas për çështje të tilla globale

21 October, 2025
JD Vance: Asnjë ushtar amerikan nuk do të prekë tokën e Gazës!

JD Vance: Asnjë ushtar amerikan nuk do të prekë tokën e Gazës!

21 October, 2025
Atentati ndaj gazetarit italian, “La Repubblica”: Artur Shehu në qendër të hetimeve të antimafias

Atentati ndaj gazetarit italian, “La Repubblica”: Artur Shehu në qendër të hetimeve të antimafias

21 October, 2025
Auto Draft

Rama bën të fortin në Londër: Politikanët britanikë ta mbyllin atë dreq goje për shqiptarët

21 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result