Ndalohen telefonat gjatë orës së mësimit: Nxënësve dhe mësuesve shqiptarë u hiqet përdormi i tyre me ligj

albnews
By
4 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

SIGN IN

Welcome!Log into your accountyour usernameyour password

Forgot your password?

PASSWORD RECOVERY

Recover your passwordyour email

Home  Kulture / Art

Ndalohen telefonat gjatë orës së mësimit: Nxënësve dhe mësuesve shqiptarë u hiqet përdormi i tyre me ligj

August 23, 2023

0

NDALOHEN TELEFONAT GJATË ORËS SË MËSIMIT: NXËNËSVE DHE MËSUESVE SHQIPTARË U HIQET PËRDORMI I TYRE ME LIGJ

Përdorimi i celularëve nga nxënësit e arsimit parauniversitar, vijon të jetë një sfidë e madhe jo vetëm për trupat pedagogjike, por edhe për vetë institucionet arsimore vendore.

Pavarësisht masave të marra në nivel shkollash, drejtorishë arsimore, urdhërash dhe udhëzimesh nga ministria e Arsimit, fenomeni vijon të përhapet me shpejtësi, duke sjellë jo pak anomali përgjatë procesit mësimor.

Për të frenuar këtë femomen ministria e Arsimit dhe ajo e Financave kanë firmosur një udhëzim të përbashkët, i cili synon që nxënësit e arsimit parauniversitar, si dhe mësuesit, ta kenë gjithnjë e më të vështirë përdorimin e celularëve gjatë orëve të mësimit.

Udhëzimi këtë radhë nuk ka si objekt vetëm nxënësit e sistemit parauniversitar, por edhe vetë mësuesit, që do të jenë duke punuar brenda shkollës.

Udhëzimi që mban firmën e ministreve Kushi dhe Ibrahimaj, kërkon qartazi ndalimin e përdorimit të telefonit cellular, si nga nëxnësit ashtu edhe nga trupa pedagogjike.

“Institucionet arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar dhe institucionet arsimore parauniversitare të marrin masa për zbatimin e urdhrit për mospërdorimin e telefonit celular gjatë procesit mësimor në shkolla dhe për ndalimin e telefonit celular në institucionet arsimore parauniversitare. Masat për ndalimin e përdorimit të telefonit celular gjatë procesit mësimor të pasqyrohen në rregulloren e brendshme të institucionit arsimor parauniversitar.”- thuhet në udhëzim.

Çfarë parashikon ligji?

Në mjediset e institucioneve arsimore parauniversitare është e ndaluar të mbahen telefona celular nga nxënësit dhe mësuesit. Në rast konstatimi të përdorimit të telefonit celular nga nxënësit në mjediset e institucioneve arsimore parauniversitare, drejtoria e institucionit do të sekuestrojë telefonin celular, si dhe do të zbatojë masa disiplinore.

Telefonat e sekuestruar do të depozitohen pranë institucioneve arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar. Për masat e marra ndaj nxënësit, njoftohen me shkrim prindit ose kujdestari ligjor i nxënësit.
Drejtoritë e institucioneve arsimore, nga ana tjetër, duhet të rishikojnë rregulloren e brendshme të shkollës, duke përcaktuar masat për ndalimin e telefonit celular nga nxënësit dhe mësuesit, në mjediset e institucioneve arsimore parauniversitare, raporton RTSH.

Ato duhet të marrin masa për të organizuar takime me prindërit për njohjen me rregulloren e re; të vendosin në çdo klasë poster për ndalimin e telefonit celular; të sigurojnë nënshkrimin e deklaratës së përbashkët të mësuesit të klasës me prindin ose kujdestarin ligjor, për ndalimin e marrjes së telefonit celular në mjediset e shkollës nga nxënësit; të marrin masa për të vënë në dispozicion numër telefoni të veçantë për komunikim me prindërit e nxënësve dhe t’ia bëjnë me dije prindit deklaratën e përbashkët.

“Ato duhet të raportojnë me shkrim pranë institucionit arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, për masat e marra ndaj mësuesit, në rast të përdorimit të telefonit celular gjatë procesit mësimor. Institucionet arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar duhet të monitorojnë masat e marra nga institucionet arsimore për ndalimin e telefonit celular nga nxënësit dhe mësuesit, në mjediset shkollore, si dhe të depozitojnë pranë Policisë së Shtetit telefonat celular të sekuestruar nga shkollat. “- thuhet në urdhërin për “Për ndalimin e telefonit celular në institucionet arsimore parauniversitare

Share This Article