• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Nderimi i viktimave shqiptare nga liderët serbë, prapa dyerve të mbyllura

Nderimi i viktimave shqiptare nga liderët serbë, prapa dyerve të mbyllura

by albnews
8 October, 2020
in Albania
0
6
VIEWS

Ende nuk dihet nëse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të pranojë thirrjen e Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH), për të nderuar më shumë se 700 viktima shqiptare në Batajnicë afër Beogradit, ku 19 vjet më parë janë gjetur mbetjet e tyre në një varreze masive.

Fondi ia drejtoi këtë kërkesë presidentit serb, Vuçiq, pas publikimit të informacioneve se ai, së bashku me përfaqësuesit e shoqërisë civile, më 3 tetor në Beograd në një takim të mbyllur, me një minutë heshtje i nderoi viktimat shqiptare, të cilat ishin të varrosura në varrezën masive në Batajnicë.

Ky ishte një takim me përfaqësuesit e Konventës Kombëtare për BE-në, një grup i organizatave joqeveritare që monitoron procesin e pranimit të Serbisë, i cili u mbajt nën rregullat e “Chatham House”, që do të thotë se pjesëmarrësit mund të zbulojnë informacione, të cilat i kanë marrë, por nuk duhet ta zbulojnë identitetin e folësit.

Por, Ivana Zhaniq, nga Fondi për të Drejtën Humanitare, i tha Radios Evropa e Lirë se nëse dikush dëshiron t’i nderojë viktimat, atë nuk duhet ta bëjë në një takim të mbyllur me një rreth të ngushtë të njerëzve.

“Sjellje e përgjegjshme e dikujt që është në krye të një vendi që pretendon të jetë i përkushtuar ndaj vlerave evropiane dhe është rrugës për në Bashkimin Evropian, është që të shkojë te vendi i varrezës masive. Aty duhet të vendosë lule dhe t’i nderojë viktimat me një minutë heshtje, ku do të jenë të pranishëm zyrtarë të tjerë të qeverisë, media dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Çdo shprehje e dhimbjes pas dyerve të mbyllura, për mua është një akt shtesë i vetë-promovimit dhe jo sinqeritetit të kësaj qeverie“, tha Zhaniq.

Në vitin 2001, 744 trupa të shqiptarëve të Kosovës që u vranë nga forcat serbe, u zhvarrosën në Batajnicë, rreth njëzet kilometra nga qendra e Beogradit.

Mbetjet e tyre ishin transportuar nga Kosova në poligonin e njësisë Speciale Antiterroriste në Batajnicë më 1999 dhe ishin varrosur në një varrezë masive. Bëhet fjalë për njërën nga varrezat masive më të mëdha të gjetura në ish-Jugosllavi.

Nderimi i viktimave, pa drejtësi, nuk shëron plagët e luftës

Lush Krasniqi nga fshati Ramoc i Gjakovës, e kishte kryer shërbimin ushtarak në Batajnicë të Serbisë më 1988.

Trembëdhjetë vjet më vonë, në këtë vend, i kishte gjetur eshtrat e dy vëllezërve të tij dhe axhës, që u vranë në masakrën e Mejës në prill të vitit 1999. Pas vrasjes, ata fillimisht ishin varrosur në Korenicë, e pas dy muajsh ishin dërguar në varrezën masive të Batajnicës. Në masakrën e Mejës, ndërmjet 27 dhe 28 prillit ishin vrarë 377 civilë shqiptarë, shumica e të cilëve u gjetën në varrezën masive të Batajnicës.

https://www.evropaelire.org/embed/player/0/27637216.html?type=video

Për Krasniqin, nderimi i viktimave nga presidenti serb në vendin e varrezës masive – nëse do të ndodhte një veprim i tillë – nuk do t’i shëronte plagët e luftës, pa pasur drejtësi për viktimat.

“E dimë iniciativat që i kanë ndërmarrë organizatat e shoqërisë civile në Serbi, ato i përshëndesim. Por, unë pres që presidenti serb të ndryshojë me vepra dhe jo të bëjë vetëm fushatë, sidomos në këtë kohë, kur janë edhe bisedimet me Kosovën dhe SHBA-në. Unë mendoj se Vuçiqi nuk ka treguar deri më tash gatishmëri që të bisedojmë sinqerisht dhe të kemi pajtim të sinqertë, kështu që nuk e konsideroj si një hap që do të ndikonte te familjet që kanë të zhdukur”, shprehet Krasniqi.

Nga kabineti i presidentit serb, Radio Evropa e Lirë nuk ka marrë konfirmimin as mendimin lidhur me informatën se Vuçiqi gjatë takimit me përfaqësuesit e Konventës Kombëtare për BE i ka nderuar shqiptarë të vrarë.

Iniciatori i takimit, Millan Antonijeviq, nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Serbi, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se një minutë heshtje u mbajt me iniciativën e njërit prej pjesëmarrësve në takim.

“Në pjesën e dialogut ku u diskutuan bisedimet me Kosovën, u fol edhe për viktimat, veçanërisht të zhdukurit. Kjo kategori do të jetë gjithashtu temë e bisedimeve të Brukselit dhe një nga pjesëmarrësit foli për nevojën e një përkufizimi më të qartë të Serbisë ndaj viktimave, duke folur jo vetëm për viktimat serbe, por edhe shqiptare. Më pas u propozua një minutë heshtje ku të gjithë në sallë u bashkuan”, tha Antonijeviq.

“Batajnica bart një simbolikë të madhe”

Së bashku me Qendrën për të Drejtën Humanitare edhe në Iniciativën e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, besojnë se presidenti i Serbisë duhet publikisht t’u bëjë nderime viktimave të krimeve.

“Gjithë Serbia duhet ta shohë atë (Vuçiqin) duke i nderuar viktimat civile, para së gjithash në Batajnicë. Batajnica bart një simbolikë të madhe. Përveç faktit që u varrosën 750 njerëz, kjo simbolikë është edhe sepse ajo është në Beograd, tregon të gjithë infrastrukturën e krimit, ku ata u transportuan 400 – 500 kilometra në mënyrë që të fshehin krimin”, tha për Radion Evropa e Lirë, Ivan Gjuriq, nga kjo iniciativë.

Në 19-vjetorin nga zbulimi i varrezës masive në Batajnicë, nuk ka asnjë memorial për viktimat, pavarësisht se Fondi për të Drejtën Humanitare filloi një iniciativë në vitin 2015 për të krijuar një Qendër Përkujtimore kushtuar viktimave.

ër familjarët e viktimave, Batajnica është Srebrenicë, Aushvitz

Për Lush Krasniqin, Batajnica simbolizon krimin më të rëndë që pas Luftës së Dytë Botërore.

“Batajnica për mua është Srebrenicë, Aushvitz, kështu që Batajncia meriton të jetë plot me lule. Batajnica për mua do të jetë gjithmonë kujtim i tmerrshëm, mbetet vend i tmerrshëm që ma ka bërë dhe do të ma bëjë jetën të pakuptimtë”.

Autorët e krimit ndaj familjarëve të tij janë zbardhur nga një ish-ushtarak serb që ka qenë dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë së Hagës në rastin e Vllastimir Gjorgjeviqit, ish-ndihmës i udhëheqësit të Policisë dhe shef i Departamentit të Sigurisë Publike të Ministrisë së Brendshme të Serbisë. Për krime lufte në Kosovë, përfshirë transferimin e trupave të shqiptarëve të vrarë të Kosovës në varreza masive, nga Tribunali i Hagës ai është dënuar me 27 vjet burgim. Ky dënim më vonë u ul në 18 vjet.

Organizatat joqeveritare që monitorojnë këtë rast, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) dhe Qendra për të Drejtën Humanitare, thonë se Gjorgjeviq është personi i vetëm përgjegjës për katër varreza masive të gjetura. Për këto krime nuk ka pasur procese gjyqësore në gjykatat serbe.

Në vend të një Qendreje Përkujtimore për viktimat, në vitin 2018 afër vendit që fshehu krimet e policisë serbe, forcave ushtarake dhe paraushtarake, u ndërtua një kishë. Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, dekoroi anëtarët e Njësisë Speciale Anti-Terroriste të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, në poligonin e së cilës u gjetën trupat, “për një kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e saj”.

Previous Post

Ne Kent do te kerkohet leje e posaçme per kamionet qe udhetojne ne Europe

Next Post

Spanja synon ndryshimin e ligjit për abortin

albnews

albnews

Related Posts

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve
Albania

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

14 May, 2025
Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka
Albania

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

14 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit
Albania

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Next Post
Spanja synon ndryshimin e ligjit për abortin

Spanja synon ndryshimin e ligjit për abortin

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

14 May, 2025
Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

14 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4701 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2393 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM