Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përcjellë një tjetër mesazh për zgjedhjet e 25 prillit.
Në spotin më të ri elektoral, Basha thotë se i pari është votuesi, ndërkohë që deri më tani shqiptarët janë udhëhequr nga qeveritarë arrogantë dhe përçarës.
Kryedemokrati inkurajon shqiptarët të mos dorëzohen, por të ngrihen dhe të ndërrojnë ata që udhëheqin, të ndryshojnë Shqipërinë.