“Ndërkombëtarët kanë dijeni”/ Kryemadhi: Paratë nga Malta erdhën kesh në portin e Durrësit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një intervistë në “Now” me Erla Mëhilli në EuroNeës, ka folur mbi dokumentettë cilat LSI pretendon se ka në zotërim dhe atë se si do të procedohet në vijim me këto dokumente.

Ajo shpjegoi se në këto dokumente bëhet fjalë për dy kompani në Maltë, njëra prej të cilave është regjistruar në emër të Mirel Mërtirit.

 “Kompania tjetër është kompania që janë të përfshira të gjitha kompanitë shqiptare që janë të lidhura me inceneratorët. Pra një kompani off shore në Maltë e cila mbledh të gjithë skemën e  të gjithë kompanive që janë të përfshira. Ndërkohë në dijeninë tonë, kompanitë e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos përveç Zimbabves kanë disa kontrata të nënshkruara nëpëmjet lidhjeve të tyre politike në Bagdat, Irak dhe në Tunizi që përsëri janë kontrata të dyshimta që janë në funksion të pastrimit të parave”, ka deklaruar ajo.

Kryetari ka sqaruar se paratë nga këto afera janë përdorur në fushatë elektorale. Këto të ardhura nuk janë xhiruar në konto por kanë ardhur kesh në Portin e Durrësit siç, sipas saj erdhën ato të Belgjikës.

“Kanë ardhur nga Malta. Sigurisht që partnerët ndërkombëtarë kanë dijeni për to dhe sigurisht aty ku ka sy dhe veshë ka një regjistrim të lëvizjes së parave”, tha kryetarja e LSI-së./

Share This Article