Nderohen në Letoni dëshmorët major Klodian Tanushi dhe nëntetarja Zarife Hasanaj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në ditën e dëshmorëve në Letoni, në Camp Adazi u nderuan edhe dëshmorët shqiptarë major Klodian Tanushi dhe nëntetarja Zarife Hasanaj.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila përmes një fotoje që e cilëson foton e mbrëmjes shprehet se, “në ditën e dëshmorëve në Letoni, në Camp Adazi u nderuan edhe dëshmorët tanë major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj.
Lavdi përjetë”.

Më 6 maj në kampin e NATO-s në Letoni gjatë një seancë stërvitore shpërtheu një minë. Si pasojë e shpërthimit humbi jetën në vend nëntetarja Zarife Hasanaj dhe u plagos rëndë major Klodian Tanushi. I plagosur mbeti edhe nëntetari Julian Kapaj.

Katër ditë më pas, humbi jetën edhe major Tanushi, i cili nuk i mbijetoi dot plagëve të marrë. Dy ushtarakët u nderuan me titullin “Dëshmor i atdheut”./ATSH/

Share This Article