Ndërpriten përfundimisht kërkimet për Sala

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zvogëlohen edhe më shumë shpresat që Emiliano Sala të gjendet i gjallë.

Ndërpriten përfundimisht kërkimet për gjetjen e aeroplanit me të cilin udhëtonte sulmuesi i sapo blerë nga Cardiff City, Emiliano Sala, që mendohet se është rrezuar të hënën në orët e vona të mbrëmjes në ujërat që ndajnë Francën me Anglinë.

Edhe gjatë paradites së kësaj të enjteje nuk u gjet asnjë gjurmë e aeroplanit, kështu që autoritet kanë dhënë lajmin për ndërprerjen e kërkimeve.

Njoftimi u bë në orën 16:15 nga kapiteni i portit të Guernsey, David Barker, i cili ka theksuar se tashmë mundësitë për të gjetur të mbijetuar nga ky rast janë shumë të vogla.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply