Kirurgia e njohur shkodrane, Zyliha Kraja është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare, pasi ishte infektuar me COVID-19.
Panorama mëson se para se të infektohej me virusin vdekjeprurës gjendja e saj shëndetësore ishte e mirë, por ditët e fundit u përkeqësua.
Zyliha Kraja një kirurge e shkollës së vjetër në Shkodër nga duart e se cilës dolën një numër i konsiderueshëm mjekësh e infermierësh të tjerë.
Kraja ka kontribuar për vite me radhë në fushën e mjekësisë në Shkodër. Edhe pse prej vitesh ishte në pension ajo sërish ka vijuar të kontribuojë në spitalin e Shkodrës. Zyliha Kraja është bashkëshortja e dramaturgut të njohur Fadil Kraja.

