Ndërron jetë në moshën 99-vjeçare Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit Enver Hoxha

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit Enver Hoxha.

Nexhmije Hoxha njihet edhe për ndikimin që ka pasur në jetën politike gjatë kohës së regjimit komunist. Hoxha ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në Laprakë.

Nexhmije Hoxha ka marrë pjesë në mbledhjen themeluese të Rinisë Komuniste të Shqipërisë, 22-23 nëntor të vitit 1941. Ajo kishte kryer funksione të larta partie dhe shoqërore. Në Kongresin e Parë të PKSH-së u zgjodh anëtare e Komitetit Qendror. Për një kohë kishte qenë edhe presidente e Bashkimit të Grave Antifashiste të Shqipërisë.

Gjithashtu, ishte përfaqësuese e popullit në Kuvendin Popullor në të gjitha legjislaturat. Ka qenë drejtore e Drejtorisë së Propagandës.

Në janar të vitit 1992 u arrestua me akuzën e abuzimit të fondeve dhe u dënua me 9 vjet burg, të cilat u bënë 11 kur ajo apeloi në gradën e dytë të gjykimit.

Share This Article