Basha: Ndryshimet kushtetuese të domosdoshme për t’u kthyer te ndarja e politikës nga krimi

albnews
By
1 Min Read

Kryedemokrati Lulzim Basha me anë të një video mesazhi në Facebook shprehet se  ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme për t’u kthyer te demokracia dhe ndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta.

Në videon e postuar ai shprehet se procesin e integrimin e mban peng fakti që Shqipëria ka 8 vite që udhëhiqet nga një njeri dhe grup njerëzish që vënë interesat personale mbi interesat e çdo shqiptari.

“Ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme për t’u rikthyer te demokracia, te ndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta dhe te ndarja e politikës nga krimi. Ky është vetëm hapi i parë, ai do të pasohet nga një paketë e plotë ndryshimesh kushtetuese që do të kufizojnë dhe garantojnë ndarjen e pushteteve për t’i hapur Shqipërisë rrugën drejt BE,” shkruan Basha .

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Flulzimbasha.al%2Fvideos%2F948526189073727%2F&show_text=false&width=560&t=0
Share This Article