‘Ndihma ushtarake për Ukrainën e pamjaftueshme’, Biden: Duhet të veprojmë para se të jetë vonë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndihma ushtarake prej 300 milionë dollarësh për Ukrainën e prezantuar nga administrate e SHBA është e pamjaftueshme sipas presidentit Joe Biden. Ai e bëri këtë koment përpara takimit në Shtëpinë e Bardhë me presidentin polak Andrzej Duda dhe kryeministrin Donald Tusk.

‘Sot Shtetet e Bashkuara paraqesin një ndihmë emergjente për Ukrainën duke përdorur kostot e ruajtura nga kontrata të mëparshme të Pentagonit. Paketa përfshin municione dhe armë… të cilat unë kam autoritetin të jap pas i kërkuar Kongresit më shumë para’, tha presidenti Biden.

Nga ana tjetër ai shton: Duhet të veprojmë përpara se të jetë shumë vonë. 

Duda i cili foli pas Biden, bëri thirrje vendeve anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet e tyre mbrojtëse në 3% të GDP.

Share This Article