Ndihmoi për ndërtim, Dua Lipa poston videon e kopshtit të ri në Tiranë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edhe pse është një nga këngëtaret më të famshme botërore, Dua Lipa gjithmonë ka treguar me krenari se është shqiptare dhe ndjek me vëmendje ndryshimet në Shqipëri.

Së fundmi, ajo ka ripostuar në profilin e saj në Instagram videon e kryebashkiakut Erion Veliaj për kopshtin e rindërtuar “Sunny Hill” në njësinë nr. 5 në kryeqytet që është gati të mirëpresë 300 fëmijë.

Këngëtarja e famshme botërore Dua Lipa, ishte ndër të parat personalitete që iu bashkua nismës së bashkisë së Tiranës “Adopto një Kopsht”, pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019.

Pikërisht me fondet e mbledhur nga fushata e organizuar nga fondacioni i Dua Lipës, është mobiluar edhe kopshti i ri “Sunny Hill” në Tiranë./ATSH/

Share This Article