Shtëpia e Dashamir Elezit në fshatin Floq të Korçës, u dëmtua rëndë nga tërmeti i 1 qershorit 2019.
Asokohe grupet e ekspertëve vendosën që dëmi ishte 10 mijë lekë, ndërsa ai arriti të merrte vetëm shumën që e quan qesharake prej 5 mijë lekësh.
“Dhe me ato fotografi që kishin veçuar 100 mijë lekë të vjetra, dhe nga ato mora vetëm 50, kur dëmi im është shumë i madh.”- shprehet ai.
Edhe familje të tjera u dëmtuan nga tërmeti, ndërsa dëmshpërblimet ende nuk janë dhënë të plota.
Banesa e Moza Ogrenit u vlerësua me një dëm prej 600 mijë lekësh, nga të cilat edhe pse kanë kaluar më shumë se dy vite ajo ka marrë vetën 40 mije lekë.
“Vetëm 400 mijë lekë kam marrë, nga 6 milionë e 200 mijë lekë të vjetra, unë kam marrë vetëm 400 mijë lekë. Unë jetoj me nënën, jam pa të drejtë rroge, s’kam burrë, kam vetëm një vajzë. Unë jetoj vetëm me 7 mijë lekë, ku ha ku pi”- shprehet ajo.
Shumë banorë shprehen se shteti u tall me këtë fatkeqësi dhe asnjëherë nuk u dhanë atë çka u premtuan./Ora News/