Ndodh edhe kjo, deputeti zhvishet në Parlament

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një politikan opozitar në Meksikë, ka gjetur një mënyrë unike për të ironizuar korrupsionin në vend.

Ai ka zgjedhur të zhvishet në mes të seancës plenare. Bëhet fjalë për deputetin Antonio Garcia Conejo, i  cili është shfaqur i veshur vetëm me mbathje duke qëndruar në një podium.

“Ju keni turp të më shihni lakuriq, por nuk keni turp të shihni njerëzit tuaj duke lëvizur në rrugë të zhveshur, zbathur dhe të uritur pasi u keni vjedhur të gjitha paratë dhe pasurinë e tyre”, deklaroi Conejo.

Postimi është parë më shumë se 7.4 milionë herë brenda pak ditësh.

Share This Article