Maqedonia e Veriut ndan pikët me Gjeorgjinë

 694 total views,  1 views today

Maqedonia e Veriut ka marrë vetëm një pikë në shtëpi ndaj Gjeorgjisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

1 me 1 ishte rezultati final i takimit të sotëm.

Nga minuta e 68 vendasit ishin me një lojtar më pak në fushë kur me të kuq u ndëshkua Dimitrievski.

E epërsinë e një lojtari më shumë në fushë e shfrytëzuan shumë mirë mysafirët, për të kaluar në epërsi në minutën e 75 përmes Kvaratskhelias.

Por, Maqedonisë Veriore një pikë ia siguroi shqiptari Ezgjan Alioski duke shënuar nga penaltia në minutën e 90+3.

Maqedonia Veriore është lider me gjashtë pikë në Grupin 2 pas katër xhirove, me po aq pikë sa ka edhe Gjeorgjia.

Kujtojmë se këto dy skuadra do të përballen edhe në finalen e play-offit të Ligës së Kombeve, ku fituesi do të sigurojë biletën për në Evropian.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •