Ndryshime në formacionin e Kosovës për ndeshjen ndaj Greqisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përzgjedhësi i përkohshëm i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Primozh Gliha ka bërë dy ndryshime në formacion për ndeshjen ndaj Greqisë.

Titullarë te Kosova janë Blendi Idrizi dhe Florian Loshaj, ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve janë të të njëjtit që luajtën në miqësoren ndaj Jordanisë ditë më parë në Prishtinë.

Në portë është Arijanet Muriq, kurse në krahun e djathtë Mërgim Vojvoda. Në të majtin është Fidan Aliti, kurse dy qendërmbrojtësit janë Amir Rrahmani dhe Betim Fazliji. Në mesfushë përveç Loshajt dhe Idrizit janë edhe Herolind Shala dhe Valon Berisha, kurse në sulm janë Milot Rashica dhe Vedat Muriqi. Muriqi është më i avancuar.

Ndeshja në mes të Greqisë dhe Kosovës luhet në Athinë nga ora 20:45. I takon Grupit B kualifikues për Botërorin “Katari 2022”.

Share This Article