Ndryshon shifra, rritet pjesëmarrja në votimet e 30 qershorit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka bërë publike të dhënat për pjesëmarrjen e zgjedhësve në votimet e 30 qershorit.

Sipas të dhënave paraprake të KQZ-së, në votime morën pjesë 812, 249 qytetarë ose 22.97%, shifër e cila është më e lartë se 21.6% që u raportua në mbrëmjen e 30 qershorit.

45,276 është numri i votave të pavlefshme për kandidatët për kryetar bashkie në rang vendi, ndërkohë që në këto të dhëna nuk janë përfshirë fletët e votimit të dëmtuara apo ato të hedhura në kutinë e gabuar.

Ndërkohë, opozita që i braktisi zgjedhjet pretendon për një shifër shumë më të ulët të pjesëmarrjes. Sipas PD dhe LSI, vetëm 15.12% e zgjedhësve hodhën votën e tyre në 30 qershor./TCh/

Share This Article