Meta dekreton Arben Kingjin Komandant i Forcës Tokësore dhe Ilir Xhebexhian Komandant i Forcës Detare

albnews
By
1 Min Read

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekoruar ditën e sotme gjeneralin Arben Voke Kingji, “Komandant” i Forcës Tokësore si dhe Ilir Hasan Xhebexhia, “Komandant” i Forcës Detare.

Ilir Hasan Xhebexhia është momentalisht me detyrë “Zëvendës Përfaqësues Ushtarak në NATO, Atashe Ushtarak i RSH-së në Belgjikë dhe jo-rezident në Francë”, në Përfaqësitë Ushtarake Jashtë Vendit, në Ministrinë e Mbrojtjes dhe është emëruar “Komandant” i Forcës Detare.

Arben Voke Kingji është me detyrë “Komandant”, i Batalionit të Mbështetjes, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe është emëruar “Komandant” i Forcës Tokësore.

Share This Article