Në Danimarkë, nëse je beqar në moshën 30-vjeçare, të mbulojnë me piper…

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një traditë e vjetër skandinave, që daton qindra vjet më parë, vazhdon të praktikohet në disa zona të Danimarkës, duke i kthyer ditëlindjet e beqarëve në një spektakël të vërtetë me erëza, sipas “The Independent”.

Sipas artikullit, zakoni e ka origjinën në kohën kur tregtarët e erëzave udhëtonin vazhdimisht dhe rrallëherë krijonin familje.

Për shkak të jetës së tyre nomade, ata shpesh mbeteshin beqarë gjatë gjithë jetës dhe morën nofkën “Pebersvend”, që do të thotë “beqari i piperit”.

Gratë beqare quheshin “Pebermo” – “vajza e piperit”.
Me kalimin e kohës, kjo lidhje simbolike me erëzat u shndërrua në një ritual festiv.

Sipas traditës nëse një person mbush 25 vjeç dhe ende nuk është martuar, miqtë e tij e surprizojnë duke e mbuluar me kanellë. Në disa raste, personi lidhet në një shtyllë, pemë apo karrige dhe spërkatet me sasi të mëdha kanelle.

Por nëse beqaria vazhdon deri në moshën 30-vjeçare, “ndëshkimi” bëhet edhe më i fortë: këtë herë përdoret piper i zi.

Megjithëse mund të duket e ashpër, tradita konsiderohet një shaka miqësore dhe një mënyrë argëtuese për të shënuar një moment jetësor.

Në Danimarkën moderne, martesa nuk ka më të njëjtën peshë sociale si dikur, por zakoni vazhdon të mbijetojë si një ritual festiv mes miqsh.

Në disa komunitete, kjo “ceremoni me erëza” mbetet një nga mënyrat më të paharrueshme për të festuar 25 apo 30-vjetorin./ The Independent

Share This Article