Futbolli në Francë mund të mos rikthehet deri në fillim të gushtit, ku kryeministri i Francës, Edouard Philippe pritet të dal sot me njoftim për masat kufizuese përtej 11 majit.
Javën e kaluar, Liga e Futbollit Profesionistë në Francë (LFP) ka kumtuar planet që Ligue 1 dhe Ligue 2 të kthehen më 17 qershor, ndërsa UEFA ka caktuar 2 gushtin si datë përfundimtare për të mbaruar kampionatet.
Mirëpo, “Le Parisien” ka njoftuar se kryeministri i Francës të martën do të njoftojë se rikthimi i ndeshjeve të futbollit nuk do të autorizohet para gushtit, qoftë edhe pa tifozë.
Derisa klubet po planifikojnë të kthehen në stërvitje pas 11 majit, qeveria franceze nuk e sheh prioritet kthimin e sportit profesionist.
Në rast se ligat profesioniste në Francë nuk nisin deri në gusht, atëherë do të anulohen.
Po të martën është raportuar se lojtarët e klubit kampion të Francës, Paris Saint-Germain janë duke refuzuar uljen e pagës. Negociatat mes bordit dhe lojtarëve kanë stagnuar.