Në Kinë temperaturat arrin -44 gradë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në internet është publikuar një video ku disa persona në Kinë hedhin ujë të nxehtë nga shishet në ajër dhe ai ngrihet menjëherë për shkak të temperaturës shumë të ulët.

Kjo skenë u incizua disa ditë më parë në qytetin Mohe, i cili shtrihet ngë skajin verior të Kinës dhe ku temperatura ka rënë në -44.3 gradë, shkruan Daily Mail.

Qyteti i provincës Heilongjiang njihet për dimrat e acartë. Rekordi i temperaturës më të ulët në këtë vend është -52.3 gradë.

Mohe të dielën e shënoi ditën më të ftohtë të sezonit të ri dimëror. Secilin vit, moti ekstrem i tërheq banorët dhe turistët që ta bëjnë këtë veprim interesant, ku uji shndërrohet në akull për pak sekonda.

https://www.dailymail.co.uk/embed/video/2309174.html

Një fenomen tjetër interesant që vërehet gjatë dimrit në disa pjesë të Kinës Veriore është edhe formimi i rrathëve të mëdhenj nga akulli në skajet e lumenjve. Ky është fenomen i rrallë natyror që ndodh në klimën e ftohtë.

Share This Article