Në Kosovë organizohet marsh solidarizues me popullin hebre

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas konfliktit në mes të Palestinës dhe Izraelit, qytetarë të Kosovës më 21 maj, do të mblidhen në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet për të marshuar në solidaritet me popullin hebre. Marshi do të nis në ora 14:00.

Sipas organizatorit, Arlind Imeri, ky marsh është shenjë solidarizimi me popullin hebre, pas sulmeve me të cilat po përballet tash e disa ditë.

“Ky marsh organizohet në shenjë solidarizimi me popullin Hebre pas sulmeve, me të cilat po përballet tash e disa ditë ky shtet mik i Kosovës. Shteti i Izraelit ishte pranë nesh kur ne kishim nevojë për strehim gjatë luftës së Kosovës. Andaj, të solidarizohemi me popullin e Izraelit në këto ditë të vështira, është më e pakta që mund të bëjmë”, thuhet në përshkrimin e këtij organizimi.

Kujtojmë së ditë më parë në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, u organizua marsh solidarizues me popullin palestinez, ku ishin pjesëmarrës fytyra të njohura, përfshirë deputetin e Vetëvendosjes, Eman Rrahmani.

Share This Article