Në kuadrin e tureve në Shqipëri Basha takohet me të rinjtë në Durrës: Kam platformën për PD e së ardhmes

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas rikthimit të tij në skenën politike pas zgjedhjeve vendore të 14 majit, ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijon takimet me të rinjtë. Ditën e sotme është ndalur në qytetin e Durrësit ku adresoi edhe një mesazh për situatën në të cilën ndodhet sot Partia Demokratike.

Sipas Bashës, ata që thurin planë për asgjësimin e Partisë Demokratike ta harrojnë se do ndodhë një gjë e tillë.

 “Shërimi është ju jo të flisni, pro me zë të lartë, aq sa të jetë e pamundur për këdo që të mos iu dëgjojë. Unë kam disa propozime që janë pjesë e një platforme jo thjesht e imja, por e PD-së dhe opozitës. Platformë që duan apo s’duan disa do të shkojë para.

PD do kthehet prapë në shpresën për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ta harrojnë ata që thurin planë se do ta zhdukin PD, e kundërta do ndodhë.

Ne nuk jemi dhe s’kemi lindur për veten tonë, por për njerëzit. Ndonëse e kemi humbur udhën po e gjejmë bashkë me ju, veçanërisht falë rinisë”, tha Basha.

Mësohet që në qytetin bregdetar, ashtu sikundër edhe në qytete të tjera, përveç pjesmarrjes së pakët ka patur shumë kontestime verbale nga figura të njohura të Pd por pa asnjë përplasje.

Share This Article