Shpërthim tritoli në Krujë, dëmtohen disa biznese

albnews
By
0 Min Read

Një shpërthim tritoli është regjistruar në Krujë në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje (3 gusht).

Nëpërmjet një njoftimi, Policia bën me dije se lënda plasëse ishte vendosur në rrugën “Zim Zeneli”, në asfalt. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e katër bizneseve përreth.

Policia ka nisur hetimet për më shumë detaje në lidhje me ngjarjen.

Share This Article