Në pritje të Botërorit, Messi dhe Ronaldo bëjnë “gol” me fotografinë e tyre

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Janë dy futbollistët që kanë karakterizuar me golat dhe talentin e tyre një epokë, pothuajse dy dekada ku të dashuruarit pas sportit më të ndjekur në botë kanë qenë të ndarë në ithtarë të njërit apo tjetrit, talentit të kristaltë kundër fizikut dhe vendosmërisë të pathyeshme.

Bëhet fjalë normalisht për Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin, 12 herë fitues të Topit të Artë, edhe pse ende pa një titull botëror,  me Katar 2022 që mbetet tashmë shansi i tyre i fundit.    

Dy “jashtëtokësorët” e fushës së blertë kanë deklaruar gjithmonë një respekt të ndërsjellët, por jo një simpati personale.

Por sot ata po thyejnë rrjetet sociale, pasi në të njëjtin moment kanë shpërndarë një foto të tyren, së bashku, teksa luajnë…shah.

Një foto artistike, e fotografes se njohur Annie Leibovitz, për shtëpinë luksoze të modës franceze,  Louis Vuitton.\

Titulli i fotografisë është domethënës, “Victory is a State of Mind”, (Fitorja është një gjendje e mendjes), dhe është padyshim fotografia më e komentuar e momentit, diçka jo e vështirë duke llogaritur se portugezi Ronaldo vetëm në Instagram ka 498 milionë ndjekës, ndërkohë që argjentinasi Messi ka 375 milionë.

Share This Article