Rastet e shfaqura me koronavirus të sportistëve që janë pjesë e Lojërave Olimpike “Tokio 2020” nuk është një befasi për kryetarin e panelit të pavarur të ekspertëve mjekësorë në këtë ngjarje, Brian McCloksey.
Ky i fundit ka njoftuar se deri më tani katër sportistë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, por ka shtuar se ky numër nuk paraqet ndonjë rrezik të madh.
“Ne i bëjmë testet sepse testimet janë mënyra më e mirë për kuptuar se a janë të infektuar sportistët, të cilët do të jenë pjesë e Lojërave Olimpike. Deri më tani katër sportistë kanë rezultuar pozitivë. Një atlet, një lojtar i volejbollit të Çekisë dhe dy futbollistë janë izoluar pasi kanë rezultuar pozitiv”, tha ai.
Autoritetet në Tokio kanë raportuar 727 raste të reja me COVID-19.