Në pritje të masës së sigurisë, Jorgo Goro pas arrestimit, i heshtur pas kafazit prej xhami

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jorgo Goro është në pritje të nisjes së seancës gjyqësore, për përcaktimin e masës së sigurisë.

Ai ndodhet pas kafazit prej xhami, në pritje të verdiktit që do të japin sot togat e zeza. Goro akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me pronën ku Artan Gaci, ish-deputeti socialist dhe bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka po ndërton një investim strategjik në miliona euro.

Në ambientet e gjykatës kanë mbërritur edhe Bilbil Aliaj ish-drejtor i ASHK Vlorë dhe Vezir Gjikolaj ish-jurist i ASHK Vlorë. Bilbil Aliaj, me detyrë Drejtor i ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë (në kohën e ngjarjes), është i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal. Ndërkohë, Gjikoka, me detyrë Jurist pranë ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë (në kohën e ngjarjes), është i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

Share This Article