Në Serbi arrestohet një grup kriminal për shitje të testeve false për Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Serbisë ka arrestuar disa anëtarë të një grupi kriminal me dyshimin se nga janari i këtij viti kanë falsifikuar dokumente, kurse nga fillimi i pandemisë, edhe kanë shitur teste për COVID-19 për turistët, pa pasur nevojë të testohen.

Sipas mediave serbe, janë arrestuar gjashtë persona.

Grupi kriminal dyshohet se turistëve u ka shitur teste negative, PCR dhe serelogjike, në mënyrë që të mund të udhëtojnë lirshëm. Çmimet e testeve negative – false, janë shitur prej 30 deri në 100 euro.

“Dyshohet se kanë shitur disa dhjetëra teste të rrejshme PCR, me të cilat konstatohej se turistët nuk ishin të prekur me COVID-19. Mes blerësve kishte edhe të tillë që dëshironin të shkonin në Kroaci për pushime, por u duhej një test negativ”, ka thënë një burim për kurir.rs.

Share This Article