Në Shqipëri sot parashihet të jetë dita më e ftohtë e vitit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Moti i kthjellët do të karakterizojë edhe ditën e sotme, por termometri do të shënojë disa gradë minus. E marta e 7 janarit pritet të jetë dita më e ftohtë e vitit në Shqipëri.

Pjesa e parë e ditës do të vijojë me kthjellime e vranësira të lehta në të gjithë Shqipërinë. Ndërsa pjesa e dytë e ditës sjellë shpeshtim të vranësirave në zonat përgjatë kufirit Lindor por pa reshje, përcjell oranews.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë të ulen në mëngjes por mesdita sjell rritje duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -10°C deri në 11-12°C.

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det, me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim deri 4 ballë.

Share This Article